Berisha: Papa e pret këdo që ka nevojë për falje

Aktuale

Berisha: Papa e pret këdo që ka nevojë për falje

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 18:47
Ilustrim

Anton Berisha, ish-përfaqësues i Kosovës në Vatikan, ka folur rreth vizitës që do ta zhvillojë kryeministri Albin Kurti në Vatikan.

Berisha tha se nuk pret diçka të veçantë nga kjo vizitë e Kurtit.

Nuk pres diçka të veçantë nga vizita, pasi në kuptimin përmbajtjesor nuk ka pasur ndonjë zhvillim dhe mbetet në simbolikën e takimit. Kjo vizitë në këtë kohë është kalkulim politik në këtë moment krize. Thjesht është një vizitë pa efekt përmbajtjesor”, ka thënë Berisha në Info Magazinë.

Sipas Berishës, në Vatikan Papa Françesko e pret çfarëdolloj udhëheqësi politik që ka nevojë në njëfarë forme për falje, shlyerje të gabimeve.

Vatikani si shtet dhe Selia e Shenjtë si tërësi e asaj që quhet bota katolike e ka qasjen edhe të krishterë të faljes. Prandaj Vatikanin mund ta vizitojë çdo kryeministër, çdo udhëheqës, duke përfshirë edhe diktatorë, politikanë të përshtatshëm, të papërshtatshëm sepse është koncepti filozofik i asaj që quhet falja e gabimeve dhe nuk ka restrikcione në këtë kuptim”, ka shtuar Berisha.

Ai tha se Kurtit i ka konvenuar kjo kohë të zhvillojë takim në Vatikan për të qenë figurë më protagoniste, mirëpo, sipas tij, nuk ka diçka specifike që ai do të bisedojë atje.

Sigurisht që Vatikani është i fokusuar në nivel botëror për paqen, dhe sa herë që ka ndonjë lider prej ndonjë rajoni të krizës ai ka edhe një përparësitë vizitës për shkak të shqetësimit dhe Kurtit mendoj që edhe në logjikën e tij i ka konvenuar kjo kohë për të qenë figurë më protagoniste, pasi krejt politika e tij është e protagonizmit të tij dhe e shfaqjes së tij, dhe në këtë kuptim simbolika është e mirë, por sa i përket përmbajtjes nuk është punuar asgjë. Me kompetencë dhe informacione të besueshme mund të them se nuk ka pasur asnjë lëvizje në përmbajtje”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat