Oda Ekonomike e Serbisë: Të dyja palët po pësojnë

Aktuale

Oda Ekonomike e Serbisë: Të dyja palët po pësojnë

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 16:28
Ilustrim

Bllokadat në pikat kufitare mes Serbisë dhe Kosovës kanë ndikim të keq te të dyja palët, tha Nenad Gjurgjeviq, këshilltar i kryetari të Odës Ekonomike të Serbisë.

Shoferët e kamionëve me targa serbe, që nuk po lejohen të hyjnë në Kosovë që nga 14 qershori për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të ndaluar importin e mallrave nga Serbia, kanë protestuar për të tretën ditë me radhë në pikat kufitare në Jarinjë, Merdare dhe Bërnjak.

Gjurgjeviq tha se bashkëpunimi ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës është i një rëndësie të madhe dhe më 2022, shkëmbimi dypalësh ishte në vlerë prej 520 milionë eurosh në intervistë për REL.

Ky numër tregon se tregu në Kosovë është më i rëndësishmi për ne në Ballkanin Perëndimor, pas tregut në Bosnje e Hercegovinë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat