“Shpërthen” veprimtari nga Amerika ndaj opozitës e Edi Ramës: Kosova nuk ka çka fal, “miqtë” ikën, ne mbesim!

Aktuale

“Shpërthen” veprimtari nga Amerika ndaj opozitës e Edi Ramës: Kosova nuk ka çka fal, “miqtë” ikën, ne mbesim!

Nga: N.E Më: 21 qershor 2023 Në ora: 16:04
Josep Borrel, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, u është përgjigjur zërave që thonë se SHBA-ja po tregohet e ashpër me Kosovën dhe e butë me Serbinë, për zhvillimet në veri. Escobar ka thënë se përgjatë tre muajve të fundit, por edhe 15 vjetëve të fundit, SHBA-ja ka vepruar gjithmonë në favor të Kosovës.

Escobar ka renditur disa prej ngjarjeve që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke treguar se amerikanët gjithmonë kanë vepruar në favor të Kosovës dhe kundër asaj që e ka kërkuar Serbia.

“Gjithcka që kemi bërë në 90 ditët e fundit, në fakt në 15 vjetët e fundit, ka qenë në favor të Kosovës. Serbia nuk ka dashur ta njohim ne pavarësinë e saj, por ne e kemi bërë. Serbia nuk ka dashur që ne të bëjmë fushatë globale për njohjen e Kosovës, por ne e kemi bërë, edhe në këto 90 ditët e fundit. Serbia donte që ne t’i bëjmë presion Kosovës, që ta braktisë idenë e zgjedhjeve [në veri], por ne nuk e bëmë. Serbia donte që ne të themi se zgjedhjet do të ishin jolegjitime, për shkak të daljes së ulët, por ne nuk e bëmë”, ka thënë Escobar në një intervistë për “Atlantic Council”.

“Unë e sfidoj këdo që të më thotë se ku kemi qenë të ashpër me Kosovën dhe të butë me Serbinë. Ne e kemi shtyrë Serbinë që të lëvizë për cështjen e letërnjoftimeve, për barrikadat, edhe për Këshillin e Evropës”, ka thënë Escobar.

Një reagim ndaj politikanëve ka veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi, i cili thotë se nuk duhen “miqtë” që duan gjymtimin e Kosovës.

“Politikanë falni kokat tuaja dhe plaçkën, Kosova s’ka çka falë, vetëm frymën.Nuk na duhen ‘miqtë’ që duan gjymtim, ata ikin ne mbesim, jemi zot të shpisë!”, ka shkruar Bekteshi.

Tutje ai, ka kritikuar politikanët shqiptarë që për duan t’i dëgjojnë ndërkombëtarët dhe të heshtin kur ata e lazrojnë Vuçiqin.

Bekteshi përmend edhe Ramën dhe deklaratat e tij, gjersa kritikon edhe mediat për dezinformata.

“Ju vazalë, politikanë pa taban kombëtar, ju që doni të falni armikun se paskan kaluar mbi 20 vite nga tragjedia kosovare, ju që thoni se Kosova është krijesë ndërkombëtare, që harroni tre gjenocide mbi trupin e saj, ju që thoni se Kosova është KFOR Republikë, që as hasmi nuk di të përbuz aq poshtër, ju që doni të dëgjoni ndërkombëtarët dhe mos t’i hidhëroni as kur kërkojnë cungim të sovranitetin, dhe heshtni kur këta miq e lazdrojnë Vuçiqin, por doni që t’ia nxjerrni sytë, atij që mbron sovranitetin. Ju që përkrahni Ramë tradhtarin kur thotë se pavarësia është dhuratë nga ndërkombëtarët, ju që përkrahni Ballkanin e Hapur të tij që kidnapon policë të një vendi sovran, ju qe e quani zot bastardin që flet për sanksione nga pa dëgjueshmëria dhe krijon drafte për Kosovën, ju jeni të cofur, sepse asnjë sanksion nuk është më i rënde se falja e tokave dhe lëshimi pe ndaj kriminelëve dhe sovranitetit të vendit. Për sovranitet ia vlen çdo sakrificë, miq nuk janë ata që kursejnë agresorin, por shtypin viktimën. Sot disa shqiptarë janë armiq më të mëdhenj të Kosovës se vete agresori, vetëm që të vinë në pushtet. E ju disa media, zëdhënse të hasmit dhe qyqe shqiptare, që në kohë të liga ligshtoni popullin me dezinformata, kritika e rrena, që çoni ujë te ai që ju paguan, se s’kam fjalë si t’ju quaj? Koha për zgjim dhe bashkim!’, ka shkruar Bekteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat