Ambasadorët: Propozimi franko-gjerman rrugë e mesme, në fund njohja

Aktuale

Ambasadorët: Propozimi franko-gjerman rrugë e mesme, në fund njohja

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 21:53
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde

Në këtë intervistë, Jorn Rohde deklaroi se ai dhe kolegu i tij francez, janë ambasadorë në Kosovë. “Prandaj merremi me Kosovën. Por  sa u përket deklaratave të Kurtit se presioni duhet t’i drejtohet Serbisë, ka presion edhe ndaj Serbisë”, tha Rohde, duke rikujtuar se edhe ministrja  e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ka kërkuar lirimin e pakushtëzuar të pjesëtarëve të policisë së Kosovës që po mbahen në Serbi.

“Kemi kërkuar uljen e nivelit të gatishmërisë së forcave ushtarake të Serbisë dhe e gjithë poenta e këtyre dhjetë minutave të fundit në këtë intervistë është se po flasim për menaxhimin e krizës së tashme momentale, pa iu kthyer çështjeve të tjera si puna, drejtësia, zhvillimi ekonomik,”, tha ambasadori i Gjermanisë.

Sipas tij, tani po flitet për kamionë që mbesin në kolona  në kufij e njerëz që nuk mund të udhëtojnë përtej kufirit.

“ A e duam këtë? Sigurisht që jo! E kemi parë javën e kaluar një deklaratë shtypi të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare e ku paqartësia ekonomike është helmuese për zhvillimin ekonomik”, tha ai, sipas të cilit, janë kompanitë gjermane që do ta pyesin nesër për këtë situatë.

“Nesër do të kemi bisedë në Zoom me drejtues kompanish gjermane sepse na pyesin se çfarë po ndodh në Kosovë”, tha ai.

“E nëse ka një klimë që nuk është fort e qartë e fort e sigurt, pra nuk është gjë e mirë. Nëse i kthehemi pamjes së gjerë e që është dialogu, Gjermania e Franca, kemi investuar shumë’, tha ai, duke qartësuar se propozimi gjermano-francez i miratuar nga BE-ja, është rruga e ndërmjetme, e cila në fund do  të sjellë njohjen e plotë.

“Por ka shumë përfitime për Kosovën dhe i bëjmë thirrje Qeverisë që të mos e humbë vështrimin nga ajo e të hyjë menjëherë në menaxhim të krizës”.

Ndërkohë, ambasadori i Francës, i pyetur se çfarë të bëhet me grupet kriminale që janë në veri të vendit, tha se nuk ka tolerancë ndaj dhunës dhe nuk mund të ketë pa ndëshkueshmëri.

“Ka rregulla që duhen zbatuar që të bëhet ballafaqimi me këtë çështje. Normalisht të arrestohen ata që janë përgjegjës për këtë çështje nga ana jonë”, tha ai.

“Nuk ka kurrfarë dyshimi dhe nuk duam kurrfarë dhune e kryerësit duhet të sillen para drejtësisë”, tha ai.

Ambasadori i Francës në Kosovë u shpreh se kjo duhet të bëhet  në atë mënyrë që të mos shkaktojë edhe më shumë përshkallëzim.

“Jo diçka që është specifike për Kosovën, por policia duhet të veprojë në një mënyrë që të mos hedhë benzinë në një krize tjetër”.

Sipas tij, nuk ka asnjë pikë tolerance ndaj kryesve të këtyre akteve. “Kemi kërkesa edhe për Serbinë që të ketë klimë të lirisë e drejtësisë dhe që nxit pjesëmarrjen në zgjedhje dhe siç kanë thënë drejtuesit e shteteve tona, duam pjesëmarrje në zgjedhje nga popullata serbe, pra duhet të ketë klimë që nxit pjesëmarrjen në zgjedhje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat