Ish-kryeministri i Kosovës: Sovraniteti në veri nuk shtrihet me forca speciale

Aktuale

Ish-kryeministri i Kosovës: Sovraniteti në veri nuk shtrihet me forca speciale

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 21:49
Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha në emisionin Rubikon se shtrirja e sovranitetit në veri nuk bëhet me forcat speciale.

“Bëhet me proces politik të integrimit të serbëve në institucione”, tha Hoti.

Hoti tha se integrimi i serbëve nuk ka dështuar.

“Po si ka dështuar? Kur aty janë organizuar zgjedhje pas zgjedhje me ligje të Kosovës. Kemi pasur edhe kryetarë që janë zgjedhur me ligje të Kosovë, Kuvende Komunale që janë zgjedhur me ligje të Kosovës, gjyqtarë që kanë lëshuar gjykime me ligje të Kosovës”, theksoi ai.

Ai shtoi se ndikimi i Beogradit tek serbët e Kosovës vazhdon të jetë tejet i fuqishëm.

“Ky është problemi që ne e kemi, që duhet të gjejmë zgjidhje me partnerët ndërkombëtarë për të ndal ndikimin e Serbisë”, shtoi ish-shefi i Qeverisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat