Kosova në udhëkryq, Elezi: Këto janë kërkesat që SHBA dhe BE i kanë bërë Prishtinës dhe Beogradit

Aktuale

Kosova në udhëkryq, Elezi: Këto janë kërkesat që SHBA dhe BE i kanë bërë Prishtinës dhe Beogradit

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 16:46
Bedri Elezi

I ftuar në një lidhje skype në emisionin “Balkan Update” me gazetaren Linda Karadaku në ABC News, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi u shpreh se situata në veriun e Mitrovicës është shumë e rëndë

Ai shtoi se SHBA dhe BE i kanë bërë kërkesë Prishtinës që mundësisht të mos i instalojë kryetarët e rinj në komunat e veriun dhe po ashtu i kanë kërkuar Beogradit që të lirojë 3 policët kosovarë pa asnjë kusht.

Eksperti theksoi se situata mund të fillojë të marrë rrjedhë tjetër vetëm në momentin kur bandat kriminale të përballen me drejtësinë.

“Ka pasur një kërkesë nga SHBA dhe BE për Prishtinë që mundësisht të mos tentojnë të instalojë kryetarëve  e komunave. Po ashtu ka pasur kërkesë Beogradit që të lirojë 3 policët pa asnjë kusht.

Derisa ne të kemi mundësi që grupet kriminale të kenë ballafaqime me drejtësinë, atëherë themi që kjo situatë po ndryshon.

Pas kësaj mund të vazhdojmë me zgjedhjet e reja në veri” tha Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat