Lirohen për qarkullim tri pikat kufitare me Serbinë

Aktuale

Lirohen për qarkullim tri pikat kufitare me Serbinë

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Janë liruar për qarkullim tri pikat kufitare me Serbinë, Jarinje, Merdar dhe Bërnjak.

Kështu bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, saktësisht Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar sipas të dhënave të fundit të përditësuar në ora 12:58.

Më herët këto pika kufitare kanë qenë të bllokuara për shkak të protestave që janë mbajtur në Serbi.

Siç njofton MPB, tashmë rrugët janë të lira për qarkullim dhe se dalja dhe hyrja në territorin e Kosovës bëhet nga tre deri në pesë minuta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat