Vendkalimi në Merdare i bllokuar për kamionë dhe autobusë, qarkullim i pakët me vetura

Aktuale

Vendkalimi në Merdare i bllokuar për kamionë dhe autobusë, qarkullim i pakët me vetura

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 13:38
Merdare

Vendkalimi kufitar në Merdare vazhdon të jetë i bllokuar për kamionë dhe autobusë.

Derisa qarkullimi i veturave është tejet i ulët në këtë pikë kufitare për shkak të bllokadës të vendosur andej kufirit me Serbinë me protesta nga qytetarët serbë për të mos kaluar asnjë autobusë dhe kamionë nga Kosova.

Veturat me targa RKS nga Kosova sikur edhe ato me targa nga Serbia po qarkullojnë në këtë pikë kufitare, por me një kontroll të shtuar nga autoritetet kosovare.

Ekipi i Kp ku po raporton nga vendkalimi kufitar në Merdare, bënë të ditur se nuk ka kaluar gjatë ditës së sotme asnjë kamion dhe autobus në këtë pikë kufitare me Serbinë.

Ministria e Punëve të Brendshme në njoftimin e fundit ka bërë publike se nuk ka bllokadë në pikatë kufitare me Serbinë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, pika kufitare në Bërnjak, Jarinje dhe Merdare nuk ka pritje.

Sipas njoftimit, pika kufitare në Bërnjak është e bllokuar. Po ashtu, edhe pikë kalimi kufitar në Jarinje dhe Merdare janë të bllokuara për kamionë dhe autobusë.

Ministria e Jashtme ka njoftuar të hënën në mbrëmje se nuk është i sigurt për momentin as kalimi i veturave.

MPJD u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët tashmë kanë hyrë në territorin e Serbisë, që t’i përdorin pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të marrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.

“Nëse nuk kanë hyrë në Serbi, luten qytetarët, të mos udhëtojnë përmes Serbisë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat