Haxhiu takon Dibranin dhe udhëheqësit e institucioneve korrektuese

Aktuale

Haxhiu takon Dibranin dhe udhëheqësit e institucioneve korrektuese

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 13:18
Albulena Haxhiu

Sot, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me zëvendësministrin, Blerim Sallahu, takuan Zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani dhe udhëheqësit e institucioneve korrektuese.

Gjatë takimit, u diskutua për çështjet e sigurisë dhe zbatimit të programeve rehabilituese në institucionet korrektuese. Ministrja Haxhiu shprehu vullnetin për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë personave që ndodhen në mbajtje brenda institucioneve korrektese.

Takimi u fokusua në rëndësinë e sigurisë së institucioneve korrektuese, parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, si dhe në zbatimin e programeve rehabilituese të cilat ndihmojnë në riedukimin dhe ri-integrimin e personave të burgosur në shoqëri.

Tutje zëvendësministri Sallahu shprehu përkushtimin e pakursyer për të zhvilluar dhe përmirësuar këto programe, në mënyrë që të kontribuojnë në përgatitjen e personave të dënuar për një jetë të suksesshme pas lirimit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat