Hoti publikon një video të Kurtit nga e kaluara: Është pjesë e programit të tij prishja e raporteve me Amerikën

Aktuale

Hoti publikon një video të Kurtit nga e kaluara: Është pjesë e programit të tij prishja e raporteve me Amerikën

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 21:59
Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka publikuar një video ku dëgjohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke folur për aleancën me Amerikën.

Në këtë video Kurti dëgjohet duke thënë se aleanca me Amerikën është e cekët dhe e ngushtë, gjithashtu ai thotë se aleanca me Amerikën nuk është aleancë për të ardhmen.

Hoti ka thënë se ja pse po prishën raportet me Amerikën.

Ai tutje ka shkruar se kjo nuk është e rastësishme, por është pjesë e programit të Kurtit.

Ja pse po prishen raportet me Amerikën. Nuk është e rastësishme. Është pjesë e programit të tij…!” – ka shkruar Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat