Berisha akuza Ramës: Anuloi takimin me Kurtin për t’i shërbyer Vuçiçit

Aktuale

Berisha akuza Ramës: Anuloi takimin me Kurtin për t’i shërbyer Vuçiçit

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 14:31
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kreun e qeverisë Edi Rama, duke thënë se anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverisë, e bëri si “favor” që iu kërkua nga Aleksandër Vuçiç.

Ndërkohë ky i fundit, sipas Berishës, si shpërblim do të lironte tre policët e rrëmbyer në Kosovë, por nuk e mbajti fjalën.

Pikërisht në momentin kur Rama do niste Oltën me Ismailin në Beograd për të sjellë në Tiranë policët e rrëmbyer, Presidenti i Serbomadhisë, Aleksandër Vuçiç, urdhëronte gjykatësit të mbante ata me akuza false në burg.

Kështu Rama doli nga këto qëndrime antishqiptare thjeshtë si një limon i shtrydhur nga si “vllau” i tij, serbomadhi Vuçiç”, shkruan  Berisha ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat