Ky është llapjani që dyshohet se e keqtrajtoi seksualisht në vazhdimësi gruan e nipit

Aktuale

Ky është llapjani që dyshohet se e keqtrajtoi seksualisht në vazhdimësi gruan e nipit

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Një rast i tmerrshëm është denoncuar të shtunën në Polici nga një grua në Podujevë, e cila ka raportuar se është keqtrajtuar seksualisht në vazhdimësi nga një i afërm i bashkëshortit. Media raportoi sot se i dyshuari ka rënë në prangat e Policisë, ndërsa tashmë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo ngjarje.

 Media ka mësuar disa detaje të trishta nga rrëfimi i viktimës, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke raportuar krejt çka i kishte ndodhur në shtëpinë e saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që po dyshohet për këtë rast është Emin Halili, 47-vjeçar, i cili është ndaluar, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”

Në bazë të informacioneve që ka media, rastet kur i dyshuari e ka keqtrajtuar seksualisht gruan e familjarit të tij, kanë ndodhur në kohën kur ai nuk ka qenë në shtëpi. Kjo periudhë është shfrytëzuar nga i dyshuari, i cili ka shkuar te shtëpia e nipit të tij dhe dyshohet se ka abuzuar me viktimën, duke kryer marrëdhënie seksuale me të.

Gjithë këto raste, kanë ndodhur në periudha të ndryshme, për të cilat viktima ka dhënë detaje të hollësishme para hetuesve policorë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është intervistuar lidhur me denoncimin kundër tij, me ç’rast e ka mohuar kategorikisht të ketë kryer marrëdhënie seksuale me gruan e nipit të tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, teksa brenda afatit ligjor është urdhëruar dorëzimi i kallëzimit penal.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Me 17.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se derisa bashkëshorti i saj nuk ka qenë në shtëpi, në vazhdimësi  është keqtrajtuar seksualisht nga (një i afërm i bashkëshortit) i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat