Lekaj i ashpër me Qeverinë: Këta janë çmendur

Aktuale

Lekaj i ashpër me Qeverinë: Këta janë çmendur

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 08:44
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti.

Ai ka thënë se kritikat e disa qeveritarëve ndaj KFOR-it nuk janë normale.

Sipas tij, nuk duhet të bëhet hajgare me NATO-n dhe SHBA-në.

“Çka nëse nesër merr vendim KFOR-i dhe në bazë të fuqisë që ka dhe në bazë vendimit të NATO-s, që i mbron kufijtë e Kosovës, vendos që të largoj komplet policinë e Kosovës nga veriu dhe ata të stacionohen aty. Kush mund ta ndal? Dhe mund me ardh deri të ajo ditë. Dojnë me luftu me KFOR-n, me NATO-n? More këta janë çmendur. Me besoni që duhet me u frikësua që jemi qytetar të këtushit e me këtë qeveri”, ka thënë Lekaj në emisionin DPT të Fidanit në T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat