​Ekipi i IndeksOnline sulmohen nga protestuesit në Leposaviq

Aktuale

​Ekipi i IndeksOnline sulmohen nga protestuesit në Leposaviq

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 19:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Ekipi i portalit IndeksOnline i përbërë nga gazetarja, Laura Kerolli, dhe kameramani, Ardijan Shala, janë sulmuar fizikisht sot në Leposaviq.

Sipas AGK-së, Kerolli dhe Shala kanë marrë lëndime trupore.

Ndërsa po ndiqeshin dhe sulmoheshin nga protestues serbë.

Vetëm gjatë ditës së sotme, deri tani në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, janë raportuar pesë raste të sulmeve fizike në drejtim në ekipeve të mediave shqip-folëse. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bën thirrje kolegëve gazetarë që ta prioritizojnë mirëqenien e tyre”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat