Gazetari gjerman për Kurtin: Kokëfortë në dëmtimin e vendit të vet, e ka humbur në kumar përkrahjen perëndimore

Aktuale

Gazetari gjerman për Kurtin: Kokëfortë në dëmtimin e vendit të vet, e ka humbur në kumar përkrahjen perëndimore

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 12:39
Reinhard Veser dhe Albin Kurti

Gazetari i njohur gjerman, Reinhard Veser, e ka kritikuar qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj aleatëve perëndimorë dhe kërkesave të tyre, duke thënë se Brukseli dhe Uashingtoni tani e cilësojnë Kosovën, e jo Serbinë, si ngatërrestare në Ballkan.

“Albin Kurti e ka humbur në kumar përkrahjen perëndimore për Kosovën tash për tash. Ai dështoi që ta kuptonte rëndësinë e qetësisë në Ballkan për Perëndimin përballë sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës”- shkruan gazetari Veser në opinionin e publikuar në gazetën e njohur gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Opinionin e plotë të tij mund ta lexoni në vijim:

Albin Kurti e ka humbur në kumar përkrahjen perëndimore për Kosovën tash për tash. Ai dështoi që ta kuptonte rëndësinë e qetësisë në Ballkan për Perëndimin përballë sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka histori të gjatë të ballafaqimit me aleatët perëndimorë të vendit të tij. Ai dikur i udhëhiqte protestat kundër misionit të OKB-së në Kosovë dhe kundër planit të OKB-së për paqe për konfliktin me Serbinë. Që nga fillimi, ai i kundërshtoi edhe marrëveshjet me të cilat BE-ja donte t’i normalizonte marrëdhëniet mes Serbisë dhe ish-provincës së saj para dhjetë vjetëve. Prandaj ai është konsistent në sabotimin e zbatimit të tyre si udhëheqës qeverie. Nëse ia doni të mirën Kurtit, mund ta quanin ndershmëri qëndrimin e tij. Në realitet, megjithatë, kjo është një kokëfortësi me të cilin ai po e dëmton vendin e vet – me gjasë në mënyrë të përhershme.

Kurti e ka humbur në kumar përkrahjen e ShBA-së dhe BE-së për Kosovën tani për tani. Brukseli dhe Uashingtoni e cilësojnë Kosovën si ngatërrestare në Ballkan, jo Serbinë. Kjo pavarësisht nga fakti se Beogradi nuk e ka ndryshuar qëndrimin pengues me të cilin gjithmonë ka penguar një zgjidhje për konfliktin. Mësa duket, Kurti nuk kuptoi se sa e rëndësishme është qetësia në Ballkan për Perëndimin përballë luftës ruse të agresionit në Ukrainë. Politikani i fuqishëm cinik, Aleksandar Vuçiq, është i një kalibri tjetër në Beograd. Ai drejton propagandë pro-ruse për përdorim të brendshëm – dhe e furnizon Ukrainën me armë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat