​BE reagon për rastin e Klan Kosovës

Aktuale

​BE reagon për rastin e Klan Kosovës

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Në reagimin e BE-së thuhet se janë të shqetësuar dhe se po i monitorojnë nga afër zhvillimet.

“Të shqetësuar për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Bashkimi Evropian po monitoron nga afër zhvillimet.

Vëmendja është e përqendruar veçanërisht në ndikimin e mundshëm në lirinë e medias. BE mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shprehjes dhe informimit në Kosovë”, thuhet në reagimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat