Trondit Nexhmedin Spahiu: Mos e përjashtoni mundësinë e bombardimit të Prishtinës

Aktuale

Trondit Nexhmedin Spahiu: Mos e përjashtoni mundësinë e bombardimit të Prishtinës

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 23:49
Nexhmedin Spahiu

Nexhmedin Spahiu, analist politik, ka thënë se “nuk bombardohet Beogradi, pa u bombarduar fillimisht Prishtina”.

Këtë Spahiu e ka qartësuar, duke thënë se mundet që “Prishtina të bombardohet nga Beogradi e pastaj Beogradi nga NATO-ja”.

“Për me i ra Serbisë, duhet me ngre në territor të Kosovës. Nuk mundet me u bombardu Beogradi, pa u bombardu Prishtina. E kjo mundet të ndodhë”, tha fillimisht Spahiu.

“Mos e përjashtoni këtë mundësi, që Prishtina të bombardohet nga Serbia, e pastaj Beogradin ta bombardojë NATO sërish. Unë nuk po vë bast që do të të ndodhë, por mos i përjashtoni”, ka deklaruar ai.

Spahiu, po ashtu ka folur edhe për ndikimin amerikan në Kosovë, duke thënë se “nuk ka kryeministër dhe president në vend që vjen në pushtet pa miratimin amerikan”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat