Sulmohet ekipi i RTK-së në Zveçan

Aktuale

Sulmohet ekipi i RTK-së në Zveçan

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 20:32
RTK

Përderisa ekipi i RTK-së po raportonte nga Zveçani, vetura është sulmuar e dëmtuar, duke ia thyer xhamat dhe shpërthyer gomat. Ekipi i njëjtë është penguar edhe paradite nga protesutesit, të cilët u kanë krijuar vështirësi gjatë raportimit.

Lidhur me këtë kanë reaguar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Reagimi i plotë i AGK-së:

Në Zveçan sonte u sulmua vetura e ekipit të Transmetuesit Publik, Radio Televizionit të Kosovës – RTK, e përbërë nga gazetarja, Arbresha Berisha, kameramanët Ilir Uka dhe Bardh Bekteshi, si dhe inxhinieri, Mentor Vinarci.

Gjatë raportimit të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve nga kjo komunë, gazetarja Arbresha Berisha, ka njoftuar se disa persona kanë gjuajtur me tulla në drejtim të veturës, si dhe i kanë shpërthyer gomat. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar.

Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, këto sulme janë të papranueshme dhe shumë shqetësuese, duke qenë se në një interval prej dy javësh sulmet kanë shënuar ngritje të paprecedentë deri tani.

AGK-ja, i fton organet e rendit, vendore dhe ndërkombëtare, që të garantojnë siguri për ekipet e mediave, të cilat po raportojnë mbi tensionet në komunat veriore të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat