Sveçla arrin në Jarinje

Aktuale

Sveçla arrin në Jarinje

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 18:12
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka arritur në pikën kufitare në Jarinje.

Më herët, televizioni publik njoftoi se Sveçla është nisur për në kufi, pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga policia e Serbisë. Autoritetet kosovare thonë se policët ishin brenda territorit të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti, ministri Sveçla dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë kanë kërkuar nga ndërkombëtarët që të reagojnë.

Policia e Kosovës ka thënë se tre policët kufitarë ishin në një njësi patrolluese dhe ata kanë njoftuar se kanë parë persona të maskuar dhe të armatosur. Siç tregon PK, kur kanë arritur forcat shtesë të Policisë, kanë gjetur vetëm veturën.

"Me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion. Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policor janë kidnapuar nga forcat serbe”, thuhet në njoftimin e Policisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat