“Parandalimi i planit franko-gjerman”, Maliqi shpjegon “Kontrollin Refleksiv” të propagandës ruse

Aktuale

“Parandalimi i planit franko-gjerman”, Maliqi shpjegon “Kontrollin Refleksiv” të propagandës ruse

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 09:56
Agon Maliqi

Politologu Agon Maliq, në një postim interesant në Facebook, ka trajtuar strategjinë klasike të propagandës së Rusisë, e cila bazohet në konceptin sovjetik të "kontrollit refleksiv". Sipas Maliqit, në këtë lojë të rrezikshme nuk ka rëndësi që të jesh vend pro-rus, por ajo që Rusia përdor është njohja e dobësive psikologjike të një vendi dhe manipulimi i informatave për të prodhuar një efekt të dëshiruar. A po ndodh kjo me Kosovën?

Sipas tij, ajo thjesht i njeh dobësitë psikologjike të një vendi dhe pastaj përdor informacionin dhe narrativat në mënyrë që të nxjerrë "reflekset" dhe reagimet e dëshiruara në opinionin publik.

Ai ka thënë se në Serbi, Rusia dhe rrymat ruse po përdorin këtë strategji për të penguar zbatimin e planit franko-gjerman dhe për të përhapur tensione që mund të shkaktojnë konflikte në veri. Sipas Maliqit, për Rusinë është një humbje zhbllokimi ndërkombëtar i Kosovës, sepse ky zhbllokim ul ndikimin rus dhe varesinë e Serbisë ndaj saj.

Maliqi thekson se qëllimi i këtyre paleve është të bindin Kosovën që të jetë kundër marrëveshjes, të përkeqësojë marrëdhëniet me Perëndimin dhe të prodhojë një situatë krize. Për ta arritur këtë qëllim, sipas tij, ata përdorin çdo mjet, veçanërisht në media sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat