Kusari-Lila i kundërpërgjigjet Tahirit, akuzon nënkryetarët nga PDK e LDK për dështimin e mbledhjes së Kryesisë

Aktuale

Kusari-Lila i kundërpërgjigjet Tahirit, akuzon nënkryetarët nga PDK e LDK për dështimin e mbledhjes së Kryesisë

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 17:20
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, i ka reaguar Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, i cili deklaroi se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit,  dështoi pasi që nuk ishin të pranishëm përfaqësues të LVV-së.

Kusari e ka demantuar Tahirin, duke pohuar se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit,  ka dështuar për shkak të mungesës së dy nënkryetarëve të Kuvendit nga opozita, Enver Hoxhaj nga PDK dhe Kujtim Shala nga LDK.

Nuk është e vërtetë deklarata e shefit të GP të PDK-së që për shkak të mungesës së përfaqësuesit të LVV nuk ka pasur kuorum në mbledhjen e Kryesisë”.

Për të satën herë me radhë, shefat e grupeve parlamentare NUK E BËJNË kuorumin e Kryesisë, atë e përbëjnë Kryetari dhe Nënkryetarët e Kuvendit. Sot prezent ishin, Kryetari Glauk Konjufca dhe Nënkryetari Bahrim Shabani nga pozita, ndërsa dy Nënkryetarët nga opozita pa ndonjë paralajmërim, nuk u paraqiten në takim”, ka shkruar tutje Kusari-Lila.

Ajo thotë se kjo tendencë e ikjes nga përgjegjësia e obligimeve parlamentare nuk i bën nder opozitës dhe as nuk i shton vlerë demokracisë parlamentare.

Do të ishte mirë z. Tahiri të tregonte pse Nënkryetari nga radhët e PDK-së nuk ishte prezent sot dhe jo të mundohej kotësisht të bënte kauzë opozitare të paqenë”, ka pwrfunduar Kusari-Lila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat