Tahiri: Përulemi para dëshmorëve,ShBA-së e shteteve të NATO-së që parandaluan epokën e përhumbjes

Aktuale

Tahiri: Përulemi para dëshmorëve,ShBA-së e shteteve të NATO-së që parandaluan epokën e përhumbjes

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 13:13
Besnik Tahiri

Në 24 vjetorin e Çlrimit të Kosovës kryetari i grupit parlamentar  të AAK-së, Besnik Tahiri tha se mundi e sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na kujton sot se sa e shtrenjtë është liria dhe pavarësia.
Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook tregoi kohën kur ai ishte një refugjatë i mbyllur e pa ëndrra.

"Kaluam shumë sfida, momente të vështira por kishim edhe shumë gëzime. 24 vite më parë isha refugjat i humbur nga izolimi i plotë i viteve të 90-ta, pa ëndrra për të ardhmen, i tëri i pa shpresë. Por, ishte mëngjesi i 12 qershorit të vitit 1999, kur rruga e shpresës u hap dhe hyra në vendin tim me trupat e NATO-së të udhëhequr nga Amerika. Kjo datë do të mbahet mend gjatë, pasi shënon triumfin ndaj agresorit dhe çlirimin e vendit"-shkroi mes tjerash Tahiri.

 Sot krerë institucional,figura publike e shumë persona tjerë kanë bërë homazhe e postime kushtuar Ditës së Çlirimit të Kosovës nga regjimi serb, duke falenderuar edhe ShBA-në e NATO-në për ndihmat e dhëna gjatë vitit 1999.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat