“Trondit” gjenerali shqiptaro-amerikan, zbulon lëvizjen e Serbisë ndaj ndërkombëtarëve për Asociacionin

Aktuale

“Trondit” gjenerali shqiptaro-amerikan, zbulon lëvizjen e Serbisë ndaj ndërkombëtarëve për Asociacionin

Nga: A.Zh Më: 11 qershor 2023 Në ora: 10:30
 Miroslav Lajçak, Josep Borrell dhe Albin Kurti

Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka kritikuar ashpër ndërmjetësuesit ndërkombëtarë në dialogun me Serbinë.

Në një postim të publikuar në Facebook, Marashula ka thënë se Serbia ka krijuar një fond për të blerë aktorët e huaj, për të punuar kundër Kosovës, e në mesin e tyre edhe Gabriel Escobar, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell, përcjell Bota sot.

Megjithatë, ai ka shprehur bindjen se krerët shtetërore të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, nuk do të pranojnë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Maralusha ka hedhur akuza edhe ndaj opozitarëve, që po kërkojnë rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Kurti.

Reagimi i tij i plotë:

Më mirë vonë se kurrë! Zajednica njëetnike kurrë s’duhet të formohet në Kosovë. Zajednica është një kal i Trojës për Kosovën dhe poashtu për Ballkanin në përgjithësi.

Albini dhe Vjosa nuk duhet ta lejojnë veten të mashtrohen nga fjalët e ëmbla dhe kërcënuese.

Escobar nuk është aspak një mik/dashamir i popullatës shqiptare. Një fjalë e urtë thotë: Aty ku nuk punon burgjia, punon bakshishi. Ka dalë fjala se serbët nga fondi i tyre, që posaçërisht është formuar për t’i blerë aktorët e huaj, e ka një figurë 20 milionëshe. Nga ky fond, është rezervuar një “bakshish” shtatë shifrash për Lajçakun, Borrellin dhe Escobarin. Pasi që këta të tre individë nuk ia arritën qëllimit të tyre, për ta korruptuar Vjosën dhe Albini, këta javën që kaloi, haptas u bënë aleatë me Vuçiqin dhe dolën kundër Kosovës, Albinit dhe Vjosës.

Por, jam i sigurt që Vjosa dhe Albini janë arra të forta, që ia thejnë dhëmbët çdo individi që përdor kërcënime.

Këta tre individë haptas e kërcënuan Albinin se në qoftë se qeveria e tanishme nuk vijon rrugën e tyre, këta kanë me gjet një person tjetër. E ky person tjetër, unë jam i mendimit se do ta gjejnë një klysh nga radha e mbeturinave të opozitës. Njëri nga këto mbeturinat e nëntokës, haptazi e kërkoi rrëzimin e qeverisë së Albinit. S’ka nevojë me e përmend emrin, se edhe qentë endacakë, të Prishtinës, e dijnë se kush është ky person.

Çdo individ nga Kosova që kërkon rrëzimin e qeverisë që sot sundon në Kosovë, është duke e bërë këtë kërkesë me urdhër dhe pëlqim të Serbisë, që është armiku i përbetuar i racës shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat