Kurti: Ligji i ri për zgjedhjet do t’i japë fund padrejtësisë ndaj mërgimtarëve

Aktuale

Kurti: Ligji i ri për zgjedhjet do t’i japë fund padrejtësisë ndaj mërgimtarëve

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 11:53
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë që Ligji i ri për zgjedhjet do t’i japë fund padrejtësisë ndaj mërgimtarëve.

“Ndër çështjet më të rëndësishme të cilat rregullohen me këtë projektligj janë regjistrimi i votuesve jashtë vendit ,mënyra e votimit jashtë vendit, e drejta e votës, numërimi i votimeve, fletëvotimeve për kandidatët e subjekteve politike he mbështetja financiare shtesë për partitë të cilat krijojnë hapësirë për numër më të madh të deputeteve gra, sa është kuota e përcaktuar”, ka thënë Kurti në Kuvend, raporton kk.

“Projektligji i ri e parasheh regjistrimin online përmes një platforme që do ta krijojë KQZ-ja në mënyrë që votuesit nga mërgata të mos kenë nevojë të dërgojnë dokumente të shumta, qoftë përmes emailit apo përmes postës”.

“Me platformën e regjistrimit online synohet të zvogëlohen barrierat tkenike dhe procedurale, por edhe të ulet kostoja e të rritet efikasiteti”.

Kurti po ashtu e shpjegoi se ekzistojnë tri mënyra se si mërgimtarët do të mund të votojnë nga larg.

“Me projektligjin e ri mërgata d to ti ketë tri mënyra të votimit: e para, votimi fizikisht në ambasada dhe konsullata, e dyta: votimi i dërguar me postë të brendshme në adresë të ambasadës, dhe e treta mbetet mënyra e vjetër duke i dërguar ato në adresë të KQZ-së”.

Ai tha se me ligjin e ri, e drejta e votës u takon vetëm atyre që janë pjesë e regjistrit civil dhe që i kanë dokumentet e Kosovës.

“Ligji i ri për zgjedhjet do t’i japë fund padrejtësisë së gjatë që u është bërë të gjithë mërgimtarëve, shtetasve të Kosovës. Lidhja e tyre e fuqishme me vendin ne vet, kontributi i tyre i pamohueshëm në çdo kohë dhe në çdo rrethanë e bën edhe më të domosdoshme nevojën që ata të jenë sa më shumë pjesë aktive e vendimmarrjes në atdheun e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat