Vazhdojnë protestat e serbëve para objekteve komunale në veri

Aktuale

Vazhdojnë protestat e serbëve para objekteve komunale në veri

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 11:22
Pamje nga veriu

Protestuesit serbë edhe sot kanë vazhduar tubimet e tyre para objekteve komunale në tri komunat në veri të vendit.

Autoblindat e Policisë së Kosovës në Zveçan dhe Leposaviq, për dallim nga ditët e mëhershme, kanë lëvizur  dhe janë vendosur prapa ndërtesave të këtyre komunave.

Nuk dihet arsyeja e ndërrimit të lokacionit të këtyre autoblindave dhe nëse ato sot do të lëvizin në drejtim të Mitrovicës.
Ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë të qëndrojnë para objekteve komunale, ndërkohë që situata aktuale konsiderohet të jetë e qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat