Mungojnë deputetët serbë, shtyhet shqyrtimi i Projektligjit për Lirinë Fetare

Aktuale

Mungojnë deputetët serbë, shtyhet shqyrtimi i Projektligjit për Lirinë Fetare

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 16:57
Kuvendi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kërkuar që pika për ndryshimin dhe plotësimin e Projektligjit për lirinë fetare në Kosovë të shtyhet deri kur të krijohen kushtet.

Kjo pasi që, siç tha ai, nevojiten edhe votat e komunitetit serb.

“Në radhë është një pikë e cila nuk mund të kaloj pa pjesëmarrjen dhe votat e komunitetit serbë sepse është projektligj i karakterit vital, e kërkon edhe votën e dy të tretave të pakicave, pra edhe pjesëmarrjen e një pjese të votave të komunitetit serb, prandaj do të ishte mirë që ta shtyjmë deri kur të krijohen kushtet në Kuvendin e Kosovës”- ka thënë kryeparlamentari.

Në këtë seancë plenare të Kuvendit të Kosovës, po shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat e muajit shkurt, mars, prill dhe maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat