Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se me ardhjen në pushtet të Qeverisë Kurti II ka humbur sovraniteti në veri të Kosovës.
Ai ka paralajmëruar se me këtë sjellje të kryeministrit, vendi mund të vijë në një situatë kur në veri, rendi dhe ligji të vendoset nga KFOR-i dhe EULEX-i, e jo nga Policia e Kosovës.
Ai thotë se në 30 vite të përpjekjeve të shqiptareve për shtet të pavarur dhe 15 vite pas pavarësisë, kurrë nuk ka pas një komunikim të tillë mes Qeverisë Kosovës dhe Qeverisë së SHBA-së, me ç’rast thekson se gjendja është kritike.
Hoti u shpreh se veprimet sado të drejta të jenë duhet të bëhen në koordinim me aleatët ndërkombëtarë.