Miratohet propozimi për muzeun e dokumentimit të krimeve serbe në Kosovë

Aktuale

Miratohet propozimi për muzeun e dokumentimit të krimeve serbe në Kosovë

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 12:43
Qeveria

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për themelimin e grupit punues për hartimin e konceptit për themelimin e muzeut për dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti, tha se jo çështje duhet të adresohet në organet shtetërore, por jo të bëhet fajësimi i popujve sepse kjo bie ndesh me qeverisjen e tij.

“Pajtohem që nuk është mirë të bëjmë përgjithësime për fajësimet e popujve, por nuk e di se si është i gjithë teksti aty, por pajtohem se kjo duhet të adresohet në organet shtetërore për urdhrat që janë bërë, por jo të bëhet fajësimi i popujve sepse kjo nuk përputhet me qeverisjen tonë”-shtoi Kurti.


Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se nuk është mirë të bëhen përgjithësime për fajësime të popujve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat