Abdixhiku: Bandat kriminale Kurti i njeh me emër e me mbiemër, por i le t’lirë

Aktuale

Abdixhiku: Bandat kriminale Kurti i njeh me emër e me mbiemër, por i le t’lirë

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 12:03
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka hedhur kritika ndaj kryeministrit të vendit Albin Kurti, pasi sipas tij, ai nuk po ndërrmer asgjë në arrestimin e bandale kriminale në veri të cilët ushtruan dhunë ndaj gazetarëve shqiptarë pjesëtarëve të KFOR-it.

Abdixhiku në Kuvendin e Kosovës, madje tha se Kurti i njeh këta persona me emër, mbiemër e me adresë por që sipas tij, ai të njëjtit po i le të lirë e në anën tjetër po vie në Parlament dhe po u ligjëron deputetëve të tjerë.

“Sulmi i nisur nga bandat që kryeministri i njeh por s’i arreston ndaj gazetarëve shqiptarë raportues atje, e u shëndrrua shpejtë në sulm ndaj ushtarëve paqëruajtës të KFOR-it si shenjë se bandat të cilat kryeministri i njeh me emër e me mbiemër, me adresë ,me armatim, me shtëpi po i  le të lirë se këto banda qëndronin kundër demokracisë, kundër raportimit të lirë por edhe kundër vlerave euroatlantike të shpërfaqura nëpërmjet ushtarëve të KFOR-it në terren .

Në një përballje të tillë palët ishihn të ndara dhe të çarta në njërën anë qëndronin organet kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe ushtarët e NATO-s e në anën tjetër bandat kriminale të sponzorizuara nga aparati shtetëror i Serbisë banda që kryeministri i Kosovës i njeh me emër, mbiemër dhe adresë por ende i le të lirë dhe na ligjëron në parlament”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat