Mocioni i AAK-së për rrëzimin e Kurtit, flasin nga PDK e LDK

Aktuale

Mocioni i AAK-së për rrëzimin e Kurtit, flasin nga PDK e LDK

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 20:58
Albin Kurti

Ngutia e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, për rrëzimin e Qeverisë Kurti, nuk po i pëlqen shumë Partisë Demokratike të Kosovës.

Ani se zyrtarët e kësaj partie, po e lënë fajtorë kryeministrin Albin Kurti, për moskoordinim me aleatët ndërkombëtar rreth situatës në veri, megjithatë nuk po duan që ai të shkojë në shtëpi domosdoshmërisht.

Deputeti Hisen Berisha, e konsideron më të arsyeshme formimin e një qeverie teknike, brenda së cilës do të ishin të gjitha partitë politike parlamentare.

Për zhvillimet e fundit, lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku paralajmëroi veprime konkrete, derisa nuk e ka përmendur e as përjashtuar mundësinë që përmes mocionit të bëhet rrëzimi i qeverisë.

Mirëpo, i kontaktuar nga tëvë1, deputeti i LDK-së, Anton Quni, nuk ka dashur që të flas në detaje për këtë cështje, duke thënë se qëndron mbrapa deklarimit të kryetarit të tij.

E, të ndarë në mendime po shprehet qytetarët.

Ramush Haradinaj, ka filluar edhe bisedat kokë më kokë me disa nga udhëheqësit e dy partive tjera opozitare në Kuvend, PDK-në dhe LDK-në.

Derisa, për një gjë të tillë opozitës i duhen minimalisht 61 vota të deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat