Kërkesat e SHBA-së për veriun, ja si i komenton Basha i VV-së

Aktuale

Kërkesat e SHBA-së për veriun, ja si i komenton Basha i VV-së

Më: 31 maj 2023 Në ora: 20:36
Dimal Basha,

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, duke folur për situatën në veri të vendit dhe për sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, ka thënë se një kryeministër i vendit në disa raste duhet të vendos vet për vendime shtetërore.

Në Info Magazine, ai ka deklaruar se sanksionet e ShBA-së janë të padrejta ndaj Kosovës.

“Situata nuk është normale, krejt ky abnormalitet po vjen prej strukturave kriminale. Mendoj që zgjedhja duhet me dalë prej kryeministrit në dialog me të tjerët. Askush në asnjë moment, nuk e ka kontestuar zgjedhjen e kryetarëve, as procesin dhe as rezultatet. Për këtë proces vet ambasadori amerikan ka thënë se ky proces dhe rezultatet janë të ligjshme, edhe kryetari rrjedhimisht është i ligjshëm”.

“Pse po mendoni se të gjitha kërkesat që t’i thotë dikush duhet t’i bësh, ti je kryeministër, ti duhet të vlerësosh vet nganjëherë. Përndryshe cila është arsyeja që kanë dalë për të votuar 800 mijë veta në Kosovë. Me miqtë duhet të bashkëpunosh ditë e natë, është e padrejtë se pse janë vënë sanksione ndaj Kosovës, nuk e kemi sulmuar KFOR-in, sanksionet janë të padrejta”, ka thënë Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat