Kryetari Hetemi do të “bujë” edhe sonte në objektin e komunës së Leposaviqit

Aktuale

Kryetari Hetemi do të “bujë” edhe sonte në objektin e komunës së Leposaviqit

Më: 31 maj 2023 Në ora: 20:28
Lulzim Hetemi

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, po vazhdon të qëndrojë në objektin e komunës, që nga dita e hënë kur është futur aty nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

I kontaktuar nga media, ai deklaroi se edhe sonte do të qëndrojë aty!

“Ta shohim situatën deri nesër si po shkojnë punët”, tha ai, duke ofruar edhe disa imazhe nga qëndrimi i tij në zyrë.

Hetemi kishte shkuar në zyrë para se të mblidheshin protestuesit serbë para objektit të komunës, duke bërë që ai të mbetet i bllokuar për t’i kaluar tashmë dy net aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat