Haxhiu: Po identifikohen kriminelët e protestave të sotme që të dalin para drejtësisë

Aktuale

Haxhiu: Po identifikohen kriminelët e protestave të sotme që të dalin para drejtësisë

Më: 30 maj 2023 Në ora: 00:08
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se institucionet e drejtësisë së bashku me policinë po identifikojnë kriminelët që t’i sjellin para drejtësisë sot që ishin në protestat në komunat veriore të vendit.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se bandat e organizuara kriminale serbe të cilat udhëhiqen nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk do të tolerohen.

“Sulmet ndaj policisë, gazetarëve që kryenin punën e tyre dhe KFOR-it, janë të papranueshme dhe të dënueshme. Republika e Kosovës nuk do të lejojë veprime që cenojnë sovranitetin dhe integritetin territorial dhe as përmbushje të apetiteve të Vuçiqit”.

“Të gjithë, pa dallim duhet të dënojnë këto akte kriminale. Ata që pamë sot nuk janë qytetarë serb që janë të pakënaqur me kryetarët legjitim por janë kriminelë që udhëhiqen nga Vuçiq me qëllim të destabilizimit. Institucionet e drejtësisë së bashku me policinë po identifikojnë kriminelët që t’i sjellin para drejtësisë”, ka thënë Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat