Këto ngjarje zhvillohen të martën në Kosovë

Aktuale

Këto ngjarje zhvillohen të martën në Kosovë

Më: 29 maj 2023 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Dhomat e Specializuara vijojnë çështjen ndaj Pjetër Shalës (Hagë, ora 09:00)

Fillon aktiviteti i Garave me Biçikletave në kuadër të projektit Rivista Shkollore “Siguria në Rrugë 2023”. (Sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mblidhet për të shqyrtuar Projektëligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e pestë të rregullt për këtë vit. (K.K. Rahovec, ora 10:00)

Shoqata e Neurologjisë së Kosovës dhe Klinika e Neurologjisë së QKUK-së organizojnë konferencën e Ditës Botërore të Sklerozës Multiple 2023. (Four Points by Sheraton, Prishtinë, ora 10:45)

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencë për medie. (MASHTI, ora 11:00)

Mbahet Dita e Vizitorëve të Shquar (DV Day) të ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe '23”. Merr pjesë presidentja Osmani dhe kryekuvendari Konjufca. (Aeroporti i Gjakovës dhe fshati Babaj i Bokës, Gjakovë, ora 11:00)

Promovohet manuali i gazetarisë “Raportimi i përgjegjshëm për ballafaqimin me të kaluarën” dhe prezantimin e rezultateve të projektit hulumtues të hartës mediatike “Raportimi i senzibilizuar për konflikt në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”. (Restorant “Boho” në Prishtinë, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare, të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022. I ftuar: Avokati i Popullit z.Naim Qela. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:30)

Punëtorët teknikë dhe ata fizikë të Spitalit të Gjilanit do të protestojnë para drejtorisë së këtij spitali duke kërkuar ngritjen e pagës. (Spitali i Gjilanit, ora 12:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat