Kusari-Lila: Kriminelët duhet të ballafaqohen me drejtësinë

Aktuale

Kusari-Lila: Kriminelët duhet të ballafaqohen me drejtësinë

Më: 29 maj 2023 Në ora: 20:53
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas sulmeve ndaj KFOR-it si dhe ndaj gazetarëve nga protestuesit serbë në Zveçan dhe Zubin Potok.

Kusari-Lila i quajti këto sulme veprime të rënda të cilat cenojnë jo vetëm sigurinë por edhe “tregojnë qëllimin që vie nga libri i njejtë i udhëzimeve nga Beogradi.”.

“Të njejtat sulme dhe vepra muaj dhe javë më parë, u bënë ndaj qytetarëve të komunitetit serb nëse bandat e Vuqiqit dyshonin se ata pranojnë shtetin e Kosovës, apo bashkëpunojnë me institucionet e vendit. Këto vepra duhet dënuar nga të gjithë ndërsa kriminelët duhet të ballafaqohen me drejtësinë”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.

Tutje ajo tha se këto vepra duhen dënuar dhe kriminelët duhet të ballafaqohen me drejtësinë që jeta dhe qetësia të kthehen në normalitet në këto komuna.

Kusari Lila u shpreh mirënjohëse ndaj gazetarëve, Policisë dhe KFOR-it.

“Mirënjohëse pafund për të gjithë gazetarët dhe mediat të cilat përkundër rrezikut sot qëndruan në krye të detyrës duke raportuar për ngjarjet në veri me profesionalizëm dhe dedikim për informimin e drejtë. Mirënjohëse ndaj Policisë së Kosovës dhe misionit të KFOR-it për dedikimin dhe profesionalizmin e tyre për të siguruar paqen dhe qetësinë.”, shkroi ajo.

Ndërkaq ushtarëve të lënduar të KFOR-it, i uroi shërim të shpejtë dhe kthim në detyrat e tyre të përditshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat