Haziri: Ministrat “vizitorë” që po shkojnë në veri, po e dëmtojnë shtetin

Aktuale

Haziri: Ministrat “vizitorë” që po shkojnë në veri, po e dëmtojnë shtetin

Më: 29 maj 2023 Në ora: 06:20
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se vizitat e ministrave të Qeverisë së Kosovës në komunat veriore pas zgjedhjeve të kryetarëve të ri, ka thënë se po e dëmtojnë shtetit.

Ai i quajtur ministria vizitor me sjellje si “liberatorë të serbëve të Kosovës në veri”.

Haziri ka komentuar edhe kërcënimin e Listës Serbe, duke thënë se kryetarët e zgjedhur do ta vazhdojnë punën deri në një marrëveshje të re.

“Sa i përket ultimatumit të Listës Serbe, më 1 qershor kryetarët vazhdojnë punët ditore. Deri në një marrëveshje, ata do të mbulojnë vakumin institucional pa legjitimitet por legal. Lind dielli prapë, punën e vazhdojnë në kafene. Ndërsa për disa ministra vizitorë, mos u sillni si liberatorë të serbëve të Kosovës në veri se jeni duke e dëmtuar shtetin, progresin e këtij vendi dhe partneritetin. Lejoni ata kryetarë legalë e pa legjimitet që të shkojnë në punë ditore pa policë e liberatorë-ministra, se jeni duke i dëmtuar në ditët e para të punës”, ka shkruar ai.

Haziri ka komentuar edhe deklaraten e raportueses Von Cromon ndaj Policisë së Kosovës, duke i thënë se t’i drejtohet urdhërdhënësit e që është Albin Kurti.

“Von Cromon, çfarë dreqin ke me policë?! Ata zbatojnë urdhra në zbatim të ligjit. Drejtohu te urdhërdhënësi. Zonja e vjetër, nëse s’e di, ai quhet Albin Kurti”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat