Çun Lajçi “shpërthen” ndaj Lutfi Hazirit, që kritikoi Qeverinë Kurtin: Deklarata jote më e zezë se e Vuçiqit e Sheshelit!

Aktuale

Çun Lajçi “shpërthen” ndaj Lutfi Hazirit, që kritikoi Qeverinë Kurtin: Deklarata jote më e zezë se e Vuçiqit e Sheshelit!

Nga: A.Zh Më: 28 maj 2023 Në ora: 11:20
Albin Kurti dhe Çun Lajçi

Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, i ka reaguar ashpër nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, për deklaratën e këtij të fundit lidhur me tensionet në veri të Kosovës.

Haziri ka kërkuar që të mos ketë “nënshtrim ndaj Qeverisë”, e cila sipas tij, po “shkakton dhunë e forcë në veri të vendit”. E sipas Lajçit, kjo deklaratë e Hazirit është më e “zezë” se ato të Vojislav Sheshelit dhe Aleksandar Vuçiqit, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Lajçit në Facebook:

Të lumtë Lutfi Haziri!!!

Deklaratën tande, që e trasmetoi sonte RT21, ishte ma e zezë se e Vuçiqit! Madje ma e zezë edhe se e Sheshelit!

A je shqiptar ore ti (e pra për shqiptar të kemi pranuar që shumë dekada)!

Po si ta nxjerri goja e t’thuash -

“Kërkoj të mos i nënshtroheni kësaj Qeverie, që shkakton dhunë e forcë në veriun e vendit”!

- Fjalën e kishe për kriminelët serbë, kjo s’do shpjegim!

- Po çfarë dhune ishte more i truem? Kush i dogji veturat? Kush i uzurpoi komunat? Kush i bllokoi rrugët dhe kush i lëndoi policët more i shitun e i shituem!

Mirë që fole dhe tregove se çfarë shqiptari qenke, se shumë t’kam besuar ndër vite!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat