Serbët bllokojnë objektin e komunës, kryetarit të Zubin Potokut s’i lejohet hyrja

Aktuale

Serbët bllokojnë objektin e komunës, kryetarit të Zubin Potokut s’i lejohet hyrja

Më: 26 maj 2023 Në ora: 12:34 Përditësuar në ora: 12:43 më 26.05.2023
Foto ilustrim

Raportohet se serbët i kanë lëshuar sirenat në veri

Portali lokal nga Mitrovica ka botuar një video në të cilën dëgjohet sirena në veri të Mitrovicës. Për këtë çështje ka raportuar edhe Radio Evropa e Lirë në gjuhën shqipe.

“Sirena alarmi u dëgjuan në Mitrovicë të Veriut, mesditën e së premtes, ndërkohë që qytetarët u mblodhën para objekteve komunale në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.” –shkruan REL.

Tutje, ky medium ka raportuar se para ndërtesës së komunë së Zveçanit është parë edhe makina e Policisë së Kosovës, e cila nuk ka dhënë ende ndonjë informacion për këtë çështje.

--------------------

Në Zubin Potok dhe Leposaviq, një grup serbësh janë mbledhur para ndërtesë së komunave.

Siç raporton Kossev, rreth orës 12:30 në Zubin Potok qytetarët kanë filluar të grumbullohen në qendër të kësaj komune, pasi u lëshua alarmi që shumicën e kohës nënkupton mobilizim të komunitetit serbe.

Ndërkohë, raportohet se, kryetari i ri i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i është ndaluar hyrja në objektin e komunës.

Në pamje shihen se para objektit qëndrojnë dhjetëra qytetarë të cilët besohet se janë nga komuniteti serb.

Zeqiri, e kishte kryer betimin solemn dje më datën 25 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat