Zeqiri tregon pse nuk e bëri betimin në objektin komunal, por zgjodhi fshatin Çabër

Aktuale

Zeqiri tregon pse nuk e bëri betimin në objektin komunal, por zgjodhi fshatin Çabër

Më: 25 maj 2023 Në ora: 18:04
Izmir Zeqiri

Kryetari i ri i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, i cili sot bëri betimin në fshatin Çabër, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin DIREKT, tha se arsyeja pse ky betim nuk u bë në objektin e komunës, erdhi pas një qëndrimi të përbashkët me Ministrinë e Pushtetit Lokal.

“Fillimisht ne ishim të orientuar që t’i mbajmë edhe këto seanca në objektet komunale, por duke u rekomanduar edhe nga Ministria e Pushtetit Lokal, më në fund u harmonizuam edhe morëm një vendim të përbashkët dhe besoj që është më mirë kur jemi të harmonizuar dhe të jemi në qëndrime e hapa të përbashkët që është më mirë për të gjithë”, tha Zeqiri. 

“Ne jemi kryetarë me kompetenca të plota kushtetuese mirëpo do të jemi në harmoni të plotë me të gjithë faktorët relevantë që janë, edhe në komunë por edhe në qeverisje, unë do të zbatoj ligjin në formën më të mirë të mundshme”, është shprehur Zeqiri.

Kurse i pyetur se a është i gatshëm të jep dorëheqje në rast se i kërkohet për shkak të kompromiseve politike ai ka thënë se interesi shtetëror për të është para atij personal.

“Unë edhe më parë jam përgjigj për këtë, më së paku është interes i imi personal, ose qoftë i karrierës sime, gjithçka që unë mbaj përgjegjësi është interes shtetëror, është interes nacional  dhe interes qytetar, asnjëherë para interesit qytetar e shtetëror nuk do të jetë vetja ime”, ka thënë ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat