Topalli: Betimi i kryetarëve të veriut po bëhet, sepse Vuçiqi po e lejon

Aktuale

Topalli: Betimi i kryetarëve të veriut po bëhet, sepse Vuçiqi po e lejon

Më: 24 maj 2023 Në ora: 21:23
Faton Topalli

Opinionisti politik, Faton Topalli ka folur lidhur me betimin e kryetarëve të rinj në komunat e veriut, shkruan Gazeta10.

Topalli ka thënë se pas bojkotit nga serbët, betimi i këtyre kryetarëve po ndodh vetëm se këtë po e lejon presidenti serb, Aleksandër Vuçiqi.

“Edhe ky betimi i kryetarëve pavarësisht se ku po bëhet cilat lokale, s’është në rregull. Është provokim, njësoj sikur më organizua zgjedhje pushteti serb në Kosovë, shqiptarët mos me dal, me dal do serbë të Leposaviqit dhe në Kuvendin nacional me pru qeverinë serbe. Edhe betimi i kryetarëve kudo që bëhet ai është për arsye se po lejon Vuçiqi. Vuçiqi ka mundur të organizoj barrikada, protesta. Sa herë ka bërë protesa? S’mundesh me ndalë.”, tha ai.

Por, si diçka të gabuar ai e ka parë mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, duke bërë një krahasim ‘interesant’ sikur të njëjtën ta bënin serbët me shqiptarët.

“Ne kemi bërë një marrëveshje në Ohër për normalizim të marrëdhënieve. Këto zgjedhje, veprimtari që është duke u zhvilluar  me kryetarët në veri, nuk e stabilizojnë gjendjen, kjo është nxitje e situatës. Kuptimin formal këto është dashur të njihen si zgjedhje normale, Qeveria s’ka bërë ndonjë gabim. Gabimi është se ju mungon legjitimiteti, sepse pjesëmarrja e serbëve ka qenë minimale. Numri i njerëzve ka qenë i vogël, pra s’janë legjitime.”, ka thënë ai.

Kryetarët e zgjedhur në veri pritet të betohen nesër, ndërkohë që ai i Mitrovicës veriore është bëtuar disa ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat