Mblidhen dy Komisione parlamentare, shqyrtohen raporte të rëndësishme

Aktuale

Mblidhen dy Komisione parlamentare, shqyrtohen raporte të rëndësishme

Më: 24 maj 2023 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Dy Komisione parlamentare do të takohen sot në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për të shqyrtuar dy raporte të rëndësishme.

Më fillim nga ora 10, do të mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet Raporti Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Ndërkaq, më fillim nga ora 12:30, do të mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Në këtë takim do të shqyrtohet Raporti me amendamente për Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat