Kryesia vendosi të mos i zbritet paga, Glauk Konjufca del kundër: Vendim i paligjshëm

Aktuale

Kryesia vendosi të mos i zbritet paga, Glauk Konjufca del kundër: Vendim i paligjshëm

Më: 23 maj 2023 Në ora: 12:04
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka dalë kundër vendimit Kryesisë së Kuvendit, që votoi që atij të mos i zbritet paga.

Ai ka sqaruar se në këtë nismë të Kryesisë së Kuvendit ka abstenuar. Sipas Konjufcës, kjo s’ka mundësi të bëhet pasi është e paligjshme, derisa shtoi se si kryeparlamentar nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

“Kryesia e ka marrë një vendim që unë kam abstenuar, mu ka dukur vendim i paligjshëm. Kryetari i Kuvendi mos të iu zbritet paga. Vendimi që e mori Kryesia ishte që të mos zbritet paga e kryetari jo që të rritet, të mbetet ajo që ka qenë më herët. Unë  kam dhënë edhe udhëzime për Administratën që çfarëdo vendimi që ata marrin që kryetarin mos me iu zbrit pagat, kjo nuk ka mundësi të bëhet përveç nëse merrni vendime të paligjshme. Këto vendime nuk do të merren, këtë nuk do ta lejojë”.

“Ligji pagave i zbret pagat, 1780 paga bazë është tash. Sa i përket shtesë 30% parashihet me ligj, në Kuvend e kam vetëm një shtesë atë të kryetarit. Çdo shtesë është e paligjshme. Kështu që paga e kryetarit duhet të trajtohet me Ligjin e pagave është pagë e zbritur për së paku 500 a 600 euro”, ka thënë Konjufca siç raporton EO.

Kujtojmë se, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka miratuar rregulloren e re që përcakton shtesat mbi pagën bazë për deputetë si dhe mundëson klasifikimin e pagës për stafin mbështetës.

Bazuar në këtë rregullore, e cila është miratuar më 14 prill, deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta kenë të drejtën që të punësojnë nga një këshilltar politik, që në rregullore kategorizohet si “staf mbështetës politik”.

Si përfiton kryetari i Kuvendit dhe të tjerët

Nga kjo rregullore përfiton edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, si dhe nënkryetarët.

Fillmisht, Konjufca do të përfitojë 30% shtesë të pagës bazë, që kur llogaritet i bie 535.5 euro, pasi paga bazë e tij është 1 mijë e 785 euro. Kryekuvendari do ta marrë edhe një tjetër shtesë prej 47% të pagës bazë, si përfaqësues i Kuvendit, që në shifra përkthehet në 838.9 euro.

Si përfundim, kur llogaritet paga bazë dhe shtesat, Konjufcës në fund të muajit i grumbullohen 3 mijë e 159 euro.

Shtesa prej 30 për qind vlen edhe për nënkryetarët e Kuvendit.

Nga paga bazë 1 mijë e 732 euro, shtesa për nënkryetarët del të jetë 519.6 euro. Në fund, ata marrin pagë 2 mijë e 251 euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat