KEK: Pas fazës testuese, njësia A-5 është rikthyer në operim

Aktuale

KEK: Pas fazës testuese, njësia A-5 është rikthyer në operim

Më: 22 maj 2023 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) bën të ditur se njësia A5 është rikthyer në operim pas fazës testuese.

Në njoftimin e lëshuar nga KEK-u thuhet se pas përfundimit të remontit kapital dhe eliminimit të të gjitha vërejtjeve të evidentuara gjatë fazës testuese, kjo njësi është rikthyer në operim sot pas mesnate.

Sot në operim ka tri njësi të TC-A dhe një njësi të TC-B-së.

Detaje më të hollësuara nuk kanë jepur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat