Kurti sot viziton burgun e Dubravës me rastin e 24-vjetorit të masakrës

Aktuale

Kurti sot viziton burgun e Dubravës me rastin e 24-vjetorit të masakrës

Më: 22 maj 2023 Në ora: 08:17
Burgu i Dubravës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të vizitojë Qendrën Korrektuese të Dubravës, me rastin e 24-vjetorit të masakrës në Burgun e Dubravës.

Vizita e Kurtit pritet të zhvillohet në orën 10:00.

Ndryshe, ​24 vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit i Sllobodan Millosheviq.

19 vite më parë, brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Masakra e Burgut të Dubravës është kryer  prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat