Nagip Krasniqit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj - gjykata jep detaje

Aktuale

Nagip Krasniqit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj - gjykata jep detaje

Më: 21 maj 2023 Në ora: 18:15
Nagip Krasniqi.

Kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Kështu ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prishtinë.

Gjykatës Supreme të mërkurën e kishte refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojte të ligjshmërisë ndaj të pandehurit N.K., të paraqitur kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Supremja e ka vlerësuar si të pabazuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin nga paraburgimi të Krasniqit.

Krasniqi u arrestua më 19 prill nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interesit.

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre kompjuter, një llap-top, një celular, një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, kishte njoftuar prokuroria.

Disa ditë më vonë, Bordi i Drejtorëve të KEK-ut mori vendim për pezullimin e Nagip Krasniqit nga detyra e punës së kryeshefit ekzekutiv, me efekt të menjëhershëm./T

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat