Avokati shqiptar tregon pse po i ‘frikësohen’ shqiptarëve Greqia dhe Serbia – ‘zbulon’ skenarin: Ja çfarë pritet të ndodhë!

Aktuale

Avokati shqiptar tregon pse po i ‘frikësohen’ shqiptarëve Greqia dhe Serbia – ‘zbulon’ skenarin: Ja çfarë pritet të ndodhë!

Nga: A.M. Më: 21 maj 2023 Në ora: 18:05
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela në një postim në Facebook tha se Greqia e Serbia po ‘frikësohen’ nga Kosova dhe Shqipëria.

Sipas tij, këto shtetete po i “tremb historia e rilindur fuqishëm e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sidomos aleanca e ngushtë e Shqipërisë dhe Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Madje, Ngjela tha se këto dy shtete ndërmorën luftë antishqiptare për shkak të inferioritetit historik kundrejt shqiptarëve.

Derisa, avokati paralajmëroi edhe bashkimin kombëtar mes Kosovës e Shqipërisë, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Shqipëria tani kuptohet se është në një situatë ndërkombëtare tepër të konsoliduar.

Por kjo ka shqetësuar edhe Greqinë edhe Serbinë.

Po pse janë kaq të trembur me shqetësim edhe Athina, edhe Beogradi politik?

I tremb historia e rilindur fuqishëm e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sidomos aleanca e ngushtë e Shqipërisë dhe Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo sepse tani edhe Greqia edhe Serbia nuk po arrijnë dot asgjë me mënyrën e tyre të ndjekur në 150 vite resht: që ka qenë vetëm dhunë kundër shqiptarëve jashtë dhe brenda vendeve të tyre, gjithmonë për shfarosjen e popullit shqiptar.

Po pse e ndërmorën këtë luftë antishqiptare?

Sepse këta i tremb deri në marrëzinë e tyre inferioriteti historik kundrejt shqiptarëve.

Po tani çfarë pritet si ecje?

Që pas Luftës së Kosovës në vitin 1999, në Gadishullin Ilirik janë dy shtete shqiptarë: Shqipëria dhe  Kosova.

Kurse tani po pritet Bashkimi Kombëtar i tyre në një shtet të vetëm.

Dhe kjo është e sigurt; dhe prandaj janë në shqetësim historik të dy pushtuesit e mëdhenj të territoreve arbërore - Greqia dhe Serbia.

Duhet të durojnë. Se bashkimi Kombëtar Kosovë-Shqipëri është një domosdoshmëri historike dhe prandaj do të kryhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat