Molliqaj: Shkëmbimi i territoreve, opsioni i vetëm për zgjidhjen e marrëdhënieve me Serbinë

Aktuale

Molliqaj: Shkëmbimi i territoreve, opsioni i vetëm për zgjidhjen e marrëdhënieve me Serbinë

Më: 18 maj 2023 Në ora: 21:11
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se shkëmbimi i territoreve është opsioni më i mirë për zgjidhjen e problemeve me Serbinë.

“Për me zgjidhë marrëdhënien me Serbinë, duket i vetmi opsion i mundshëm, nuk shoh tjetër, ndoshta vjen diçka e re e propozon dikush. Kurtit është hy në procesin e Asociacionit dhe është mirë me na tregu Kurti a ia kanë thy dorën apo këmbën”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Ai e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, se ka hyrë në një rrugë që as vet nuk e di se ku e con shtetin.

“Është shtruar gabim rruga për këtë punë, para se me fol se ku po na çon kompromisi, ata kanë fol për cilësinë e tij, njëherë se pranojmë s’është i drejtë. Po na çojnë diku ku as vetë se dinë, që është bukur e dukshme që nuk është në rrugën e duhur”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat