Kulla e Ilaz Kodrës, dikur një shtëpi banimi ndërsa më vonë pikë takimi i ish-luftëtarëve e atdhetarëve të kohës

Aktuale

Kulla e Ilaz Kodrës, dikur një shtëpi banimi ndërsa më vonë pikë takimi i ish-luftëtarëve e atdhetarëve të kohës

Më: 18 maj 2023 Në ora: 16:49
Ilaz Kodra

Në kuadër të rubrikës “Copëza jete”, flitet për kullën e Ilaz Kodrës nga Prekazi, luftëtarin e orëve të para të luftës çlirimtare të Kosovë.

Dikur kjo kulle ishte shtëpi banimi. Në periudhën e okupimit, ishte edhe pikë takimi i ish-luftëtarëve e atdhetarëve të kohës.

Po në këtë kullë ishin bërë organizime e plane ushtarake të rezistencës kombëtare shqiptare.

Kulla e Ilaz Kodrës është një monument i trashëgimisë kulturore në Prekaz të Epërm të Skënderajt.

Ky monument është i kategorisë “Arkitekturor”.

Ilaz Kodra ishte njëri prej bashkëluftëtarëve të orëve të para të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, me të cilin kreu aksionet e para të suksesshme në asgjësimin e forcave armike në Drenas që nga viti 1992/93.

Ilaz Kodra ofroi rreth vetes luftëtarë të përkushtuar. Gëzonte respektin e luftëtarëve për shkak të qëndrimit të tij të drejtë dhe parimor në raport me organizimin dhe luftën kundër forcave pushtuese. Ilazi ishte kudo ku luftohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat