Fejzullah Rexhepi propozohet për dekretim te Osmani që të jetë në krye të Supremes

Aktuale

Fejzullah Rexhepi propozohet për dekretim te Osmani që të jetë në krye të Supremes

Më: 18 maj 2023 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur se kë do ta propozojë që të jetë në krye të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Nga mbledhja në fjalë u vendos që Fejzullah Rexhepi të propozohet te presidentja Vjosa Osmani për dekretim që të jetë i pari Supremes.

Rexhepi ishte në garë me Mejrme Memaj.

 Ai i mori shtatë vota, kurse kundërkandidatja e tij i mori tri vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat