Bajqinovci reagon për avancimin e gruas në QKUK: Shpifje, ajo është aty prej vitit 2016

Aktuale

Bajqinovci reagon për avancimin e gruas në QKUK: Shpifje, ajo është aty prej vitit 2016

Më: 16 maj 2023 Në ora: 15:23
Mefail Bajqinovci

Depueti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se lajmi për punësimin e bashkëshortes së tij në QKUK është i pavërtetë dhe se ajo është në ato pozitë që nga viti 2016.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë lloj avancimi e as ndikimi ndaj saj.

Postimi i tij i plotë:

Nga shpifja në shpifje: Lloji i "gazetarëve" që vëllaun i cili jeton në Kanada ma patën punësuar në KEK, sot paskan shpifur për bashkëshorten time.

Për të gjithë publikun, pas lajmit të pavërtetë nga gazeta “Insajderi.org” për “avancimin” e bashkëshortes time, dua të sqaroj se bashkëshortja ime pozitën e Kryeinfermieres në Patologji-QKUK e ka mbajtur nga viti 2016 deri sot (më poshtë Vendimi i bashkëngjitur së bashku me vendimin dhe kontratën e punës).

Pra, bashkëshortja në këtë pozitë është emëruar para 7 viteve U.D. kryeinfermierës në klinikën e Patologjisë në QKUK.

Pra, nuk ka pasur asnjë lloj avancimi e aq më pak ndikimi, sepse thjesht është vazhduar mandati i saj përmes një konkursi të brendshëm për pozitën e Kryeinfermieres së Repartit të Patologjisë, që bashkëshortja ime e ka ushtruar që nga viti 2016 deri më sot. Ndërsa në këtë klinikë është e punësuar në vitin 1999.
Në një tekst plotësisht të pavërtetë, në hyrje të të cilit qysh në fjalinë e parë më cilësojnë "pushtetar të famshëm" ndërkohë që unë nuk mbaj asnjë pozitë ekzekutive, shpifin se bashkëshortja ime s'do të jetë infermiere e thjeshtë dhe se është "avancuar nga mamie në kryeinfermiere"

Këtë shpifje mundohen ta ndërtojnë mbi ndonjë supozim fiktiv që e tërheqin si paralele në publik, duke e përmendur mundësinë e ndikimit nga unë, vetëm e vetëm që shpifja e tyre të marrë kuptim. Prandaj të njëjtën e kanë mveshur me potencialin e gjasës si dekorim për shpifjen me të cilën duan ta dezinformojnë opinionin publik dhe ta dëmtojnë personalitetin tim me akuza të paqena për nepotizëm.

E turpshme lehtësia për të nxjerrur shpifje të tilla kaq të ulëta; gjithsesi të përsëritura. Prandaj, për këtë shpifje të gazetës “Insajderi.org” do t’i drejtohet KMSHK-së dhe do ndërrmarë hapa të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat